Reality show i shumëpërfolur ‘Ferma VIP’ po i afrohet finales së madhe, e cila do të mbahet më 20 qershor. Pas javësh të tëra sfidash, emocioneve dhe përballjeve të forta, mbrëmë janë përzgjedhur edhe finalistët që do të garojnë për çmimin e madh.
Pesë konkurrentët që arritën të sigurojnë një vend në finale janë: Big Basta, Andueli, Erandi, Big Mama, Andrea, shkruan “Kosovarja”.
Finalistet tashmë janë në garën për të rrëmbyer çmimin prej 100 mijë eurosh, ndërsa publiku pritet të vendosë se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni.
Megjithatë ky edicion i ‘Ferma VIP’u moderua nga Luana Vjollca, e cila me energjinë dhe prezencën e saj karizmatike ka sjellë një atmosferë të veçantë përgjatë gjithë sezonit