fbpx

Këta janë fqinjët e famshëm të Shakirës në Miami

nga Revista Kosovarja

Shakira tashmë i ka dhënë lamtumirën Barcelonës pas ndarjes me Gerard Pique-n.

Këngëtarja e njohur është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Miami me djemtë e saj.

Ajo nuk do të jetojë më pranë ish-vjehrrës së saj, por nga ky moment fqinjët e saj të famshëm janë: Ricky Martin, Matt Damon, Cindy Crawford dhe Jennifer Lopez.

Në rastin e JLo, shtëpia nuk është në pronësi të saj, por ajo paguan qira prej 130,000 dollarësh në muaj.

Zhvendosja e Shakirës ishte planifikuar për në fillim të këtij viti. Megjithatë, ajo u detyrua ta vononte pak për shkak të sëmundjes së babait të saj.

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë stabilitet fëmijëve të mi, të njëjtin që ne tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës pranë familjes, miqve dhe detit”, ka shkruar Shakira në rrjetet sociale në “letrën” e lamtumirës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]