fbpx

Këta janë policët e suspenduar që rrahën dhe keqtrajtuan dy persona në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Publikimi i pamjeve nga Gazeta ku shpërfaqet dhuna e Policisë ndaj dy të rinjve më 25 janar në Prishtinë, ka nxitur Inspektoratin Policor të Kosovës t’i suspendojë tre zyrtarët policorë që dyshohet se u përfshinë në këtë keqtrajtim.

Të suspenduarit janë: Dren Jahaj, Milot Kelani dhe Valon Braha.Këta tre zyrtarë policorë janë suspenduar nën dyshimin se kishin keqtrajtuar dy të rinj në qendër të Prishtinës, dhunë kjo që vazhdoi edhe brenda objektit të stacionit policor.

Në pamjet ekskluzive që publikoi Sinjali, shihet dhuna e ushtruar nga ata që duhet të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe gardianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Për ngjarjen e 25 janarit për Sinjalin ka rrëfyer njëri nga dëshmitarët kryesorë, i cili po ashtu dyshohet se kundërligjshëm u dërgua në stacion policor dhe u ndalua për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]