fbpx

Këta janë presonazhet e njohura që do t’i bashkohen ”BBVA-2” këtë javë

nga Revista Kosovarja

Loja në “Big Brother Vip Albania 2” është nxehur shumë. Por mesa duket produksioni ka vendosur që këtë javë është momenti më i duhur për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit.

Po përflitet lartë e poshtë se tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë. Bëhet fjalë për Robert Berishën, Albërie Hadërgjonajn dhe Keisi Medinin.

Gjithsesi për një konfirmim të kësaj do na duhet të presim natën e “prime-it” për ta kuptuar nëse këto tre emra do bëhen pjesë.

Kujtojmë që emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medinit, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e “Big Brother Vip Albania 2″.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]