Të shtënat me armë në ahengje familjare janë bërë të shpeshta në Kosovë.
Në Saradran të Istogut, në një aheng, dje u festua me armë pothuajse gjatë gjithë kohës.
Teksa të pranishmit po argëtoheshin, pranë tyre gjuanin me Denis Osmanaj e Leutrim Miftaraj.
Të njëjtit janë arrestuar sot nga ana e Policisë.
Madje, në raportin zyrtar, Policia bën të ditur se pamjet e publikuara kanë ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme.
Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur:
Njё armё e gjatё AK-47
Dy karikatorë tё AK-47
Njё armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm
Njё karikator i sё njejtёs armё.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit i dyshuari L.M ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari D.O ёshtё liruar.
Rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “Përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme” bëhet e ditur në raportin zyrtar të Policisë.