fbpx

Këtë këngëtare të njohur e ka puthur Fifi në buzë

nga Revista Kosovarja

Së fundmi, edhe Fifi ka ndarë me ndjekësit një detaji, që nuk e kishim ditur më herët.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në lojën “E kam bërë, s’e kam bërë” në “Shiko kush luan”, ku është përballur me pyetjen:

“A ke puthur ndonjëherë një person të gjinisë së njëjtë?”.

Dhe ndonëse shumë prej jush mund të mos e kenë pritur përgjigja është “Po”, madje një personazh publik.

Fifi ka treguar se ka puthur Era Rusin, por pa dhënë detaje se kur, si, qysh, tek.

“Po, kam puthur Era Rusin!”.- ishte kjo përgjigja e Fifit. Këtë puthje mes gocave nuk e kemi parë, por kemi parë shumë të tjera.

Një nga puthjet më të hershme në ekranet shqiptare ishte ajo e Adelina Ismajlit me Genta Ismajlin gjatë një performance këngësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]