fbpx

Këtë serum antirrudhë mund ta bëni vetë në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, ekspozimi në diell etj janë disa prej faktorëve që përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave në zonën rreth syve.

Siç tashmë e dini, kjo pjesë delikate e fytyrës ka nevojë për shumë kujdes, ndaj në artikullin e sotëm Living ju propozon të përgatisni serumin antirrudhë në kushte shtëpie.

Përbërësit: 50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E dhe 1 lugë gjellë qumësht.

Përgatitja: Shtypini kapsulat e vitaminës E, qumështin dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme. Me ndihmën e një tamponi pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën rreth syve për 10-15 minuta. Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme.

Provojeni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]