fbpx

Këto fotografi do t’ju bëjnë të besoni te dashuria e vërtetë

nga Revista Kosovarja

Dashuria e vërtetë mund të duket sikur gjendet vetëm në përralla, por këto çaste vërtetojnë se marrëdhëniet e qëndrueshme mund të jenë realitet nëse gjeni personin e duhur për të ndarë çdo ditë.

Shareably ka mbledhur disa fotografi virale nga e gjithë bota, me protagonistë çifte të moshuar që vërtetojnë se mosha nuk është kufizim për të shprehur dashurinë.

Ky burrë mëson gruan e tij se si të përdorë një skateboard.

Fotoja e vajze u bë virale në Twitter, pasi aty shihej gjyshi i saj duke i stiluar flokët bashkëshortes pasi ajo kishte pësuar një dëmtim në dorë.

Trajtojeni gruan si një mbretëreshë! Një britanik ushqen gruan e tij, teksa të dy pushojnë në një pishinë të mbyllur.

Një tjetër shkrepje tregon një burrë të kujdesshëm që mban gruan në pjesën e pasme të karrocës së blerjeve.

Ky çift duket qartë që po e shijon ditën me diell në park, në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Një tjetër çift po shijonin një lojë sportive në Shtetet e Bashkuara, të kombinuar me bluza që formonin shkrimin: “Bashkë që nga viti 1961”.

Kjo foto tregon një çift që blejnë ushqime së bashku në një skuter lëvizës.

Derisa vdekja të na ndajë! Një grua nga San Francisco u bë virale në Reddit pasi ndau një çast të gjyshërve të saj duke mbajtur duart e njëri-tjetrit në shtretërit e spitalit, disa orë para se gjyshja e saj të vdiste.

Një çift i moshuar u fotografuan duke shijuar makinat e lojërave të fatit gjatë një takimi.

Një tjetër foto virale, e bërë në stacion në SHBA, tregon një grua duke përqafuar burrin e saj, ndërsa presin trenin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]