fbpx

Këto gjëra iu pëlqejnë më së shumti meshkujve tek femrat

nga Revista Kosovarja

Sipas studimeve të fundit, janë mësuar disa gjëra që iu pëlqejnë meshkujve tek femrat.

Meshkujt janë pajtuar se këto pesë gjërat janë ato që i pëlqejnë më shumë tek një femër.

Femrat me sens humori

Femrat të cilat qeshin natyrshëm,e jo të detyruara,meshkujt thjesht i adhurojnë. Ato që kanë një ndjenjë të shëndetshme dhe të moderuar të humorit janë treguar si më të dëshirueshme se ato që janë të zymta dhe të cilat nuk e dinë se çka është shakaja.

Vetëbesimi

Meshkujt duan një femër që ka vetëbesueshmëri të plotë,një femër që ndihet mirë në lëkurën e saj. Atyre me ego të madhe, meshkujt thjesht nuk u afrohen. Ata duan femra të vendosura, aq shumë kjo iu pëlqen sa që magjepsen prej tyre.

Pasioni

Femra e pasionuar është interesante për meshkujt, megjithatë pasioni që i tërheq ata nuk vlen vetëm në shtrat,por edhe atë që ajo me pasion i kryen punët ,e cila ka hobi në të cilat është e dashuruar çmendurisht, ajo që thotë atë që mendon, që ka ide dhe i do njerëzit dhe shoqërimin.

Femrat që kanë mendimin e vet

Shumë femra e formojnë opinionin e tyre të bazuar në mendimet e të tjerëve,ndërsa femra që zgjedh një mashkull vetëm për shkak se ai është rekomanduar nga shoqet e saj,mashkullit një femër e tillë nuk i duhet e as që do të bjerë në dashuri me një femër të tillë.Meshkujve u duhet një femër e cila do të vendosë vetë nëse ai është i denjë për të,dhe se ajo do të vendosë për gjërat në lidhje,pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve.

Femrat që janë krenare për pamjen e tyre

Meshkujt i duan femrat që krenohen me pamjen e tyre,jo vetëm me garderobë, por në qoftë se ato e mbajnë veten në çdo kuptim,nga higjiena deri te frizura. Meshkujt i vërejnë këto detaje mjaft shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]