fbpx

Këto ishin fjalët e Ronelës për vetën e saj, në rastin e ditëlindjes

nga Revista Kosovarja

Ronela Hajati feston sot datëlindjen (e në fakt nuk është e vetmja vajzë e showbiz-it që ka 2 shtatorin si datën e saj speciale), ndërkohë që si një Virgjëreshë e vërtetë, artistja ka zgjedhur urimin më të bukur dhe literalisht më të cmendur t’ja bëjë vetë vetes. E keni parasysh, duke i qëndruar motos së Virgjëreshave “bëje mirë, bëje vetë”.

Kështu, bashkangjitur me disa foto të sajat, ku si rrallë herë në rrjetet sociale shfaqet edhe duke buzëqeshur, Ronela shkruan:

“Ronela ! Jeta jote ka pasur vështirësira të çmendura, por a ka më të çmendur se ti? Gëzuar ditëlindjen”

Sigurisht që i dimë (disa) prej vështirësirave të cmendura që këngëtarja ka kaluar ndër vite, edhe pse pjesën më të madhe të tyren ajo ka zgjedhur t’i mbajë për veten, ndërsa po ashtu dimë se ky vit deri më tani ka qenë i cmendur për Ronelën artiste, duke qenë se ka publikuar disa projekte, të gjitha të suksesshme, madje me disa që janë shëndrruar edhe në hite të kësaj vere.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]