Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.
Momentalisht për nga numri i të infektuarve prin Prishtina, e cila ka gjithsej 392 raste pozitive e 3 të vdekur, transmeton Indeksonline.
Më pas vjen Vushtrria me 301 të infektuar e 2 viktima. Duke pasuar nga Prizreni me 223 raste që rezultuan pozitiv e 4 të vdekur.
Ndërsa, momentalisht kemi edhe disa komuna që nuk kanë asnjë rast aktiv e ato janë: Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica Veriore, Malisheva, Deçani e Hani i Elezit.
E, komunat pa asnjë rast pozitiv janë: Juniku, Shtërpca, Graçanica, Novobërda e Ranilklugu.
Deri tani janë kryer 21517 teste, janë 2169 raste pozitive, 1047 të shëruar, 1086 raste aktive e 36 vdekje.