fbpx

Këto janë dy deputetet e PDK-së që po mbajnë në duar pankartat me fytyrat e Kurtit e Kusarit me shprehjen “Zdravo”

nga Revista Kosovarja

Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu e Florete Zejnullahu janë duke mbajtur në duar pankartat me fytyrat e Albin Kurtit e Mimoza Kusari-Lilës, ku shihet me hund të zgjatur e mbishkrimin “Zdravo”.

Derisa deputetë të tjerë të opozitës janë duke e bllokuar foltoren, dyshja e Musliu e Zejnullahu po shihen të pa lodhura, më shumë se 30 minuta me pankarta në duar.

Në kuvend po vërehet tensioni, ka pasur sërish tentativa për përplasje fizike mes deputetëve të opozitës me ata të pushtetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]