fbpx

Këto janë efektet shëndetësore të agjërimit

nga Revista Kosovarja

Disa ekspertë thonë se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore dhe në përmirësimin e shëndetit mendor.

Ramazani, që nis më 2 prill, në shumicën e vendeve këtë vit, është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik. Ai përfshin agjërimin ndaj ushqimit, pijeve, duhanit dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit.

Myslimanët u urdhëruan që të agjërojnë gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, grekët e lashtë e rekomandonin agjërimin për të shëruar trupin dhe sot disa shkencëtarë bëjnë thirrje për agjërim të modifikuar për përfitime fizike dhe mendore.

I njohur si ‘agjërimi jo i vazhdueshëm’, ky agjerim vjen në forma të ndryshme. Në disa raste kërkohet që të mos ushqehemi për 12, 16 apo 24 orë. Një formë tjetër na kërkon kufizim të kalorive dhe njihet si agjërimi 5:2, çka nënkupton ushqimin me 500 deri në 600 kalori për një periudhë prej 36 orësh, dy herë në javë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]