Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë fotografitë nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë

nga Revista Kosovarja

Fotografi të reja të Diellit të marra vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.

Mbi artikull

Sipas BBC ato vijnë nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.

Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dielli ka një sipërfaqe relativisht të ftohtë prej rreth 5.500 gradësh të rrethuar nga një atmosferë super e nxehtë prej më shumë se një milion gradë”, shpjegoi shkencëtari i projektit Esa, Daniel Müller.

Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra.Për të qenë të qartë: ndërsa imazhet e reja janë marrë nga pika më e afërt ndonjëherë, ato nuk janë rezolucioni më i lartë i fituar ndonjëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]