Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vuçiq e pyet Hotin se a flet serbisht, Hoti ia kthen “ razumem”

nga Revista Kosovarja

Dje në Bruksel ka rifilluar procesi i dialogut i cili në vitin 2018 u ndërpre shkaku i vendosjes së taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës që atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Mbi artikull

Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan dje në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendve.

Fillimisht përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell zhvilloi takime të ndara me Hotin e Vuçiqin e pastaj u mbajt takimi i përbashkët.

Në pamjet e publikuara nga DW nga takimi i parë mes Hotit e Vuçiqit, presidenti serb pas përshëndetjes dëgjohet tek i thotë Hotit se “A di të flasësh serbishta vetëm e kupton”, dhe Hoti i drejtohet “e kuptoj”.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas përfundimit të takimit, Hoti tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut. Ai tha se në këtë takim është diskutuar për të pagjeturit dhe zhvillimin ekonomik.

Në anën tjetër i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në fillim të muajit shtator. /Telegrafi/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]