fbpx

Këto janë lolkacionet ku mund ta merrni vaksinën anti-Covid

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së djeshme u krijua një tollovi e madhe tek Qendra “1 Tetori” në Prishtinë ku mijëra të moshuar të moshës mbi 65 vjeç prisnin që të vaksinoheshin.

Kjo shkaktoi edhe reagime të shumta në opinionin publik.

Në ndërkohë po gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lokacionet se ku qytetarët mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohen.

Në Prishtinë, vaksinimi bëhet në Qendren e Vaksinimit “1 Tetori”, kurse për komunat e tjera vaksinimi kryhet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se vaksinimi gjatë nëpër komuna do të bëhet vetëm për ata qytetarë që kontaktohen nga organet shëndetësore.

“Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova. Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]