fbpx

Këto janë shtatë datat kur mund të mbahen zgjedhjet lokale

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër me datë 4 qershor i ka ftuar subjektet politike në takim.

Arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Osmani, është konsultimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës është deklaruar dhe ka dhënë shtatë data se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale.

“ Presidentja Osmani i paska ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët – prej muajsh – për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion”.

“Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet locale”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Ai si shembull ka dhënë: 5, 15, 19 dhe 26 tetorin si dhe 2, 9 dhe 16 nëntorin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]