Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto lagje të Prishtinës do të kenë mungesë të ujit të pijshëm sot

nga Revista Kosovarja

KRU ‘Prishtina’ njofton se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Mbi artikull

“Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot. Punimet fillojnë në orën 11:00.

Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]