fbpx

Këto pjesë të Prishtinës sot mbeten pa ujë

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

“Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, thuhej në njoftimin e djeshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]