fbpx

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fillojnë punimet për rishtresim asfaltik, të cilat do të zhvillohen vetëm gjatë fundjavave dhe pritet të përfundojnë deri më 1 qershor 2025.

Segmentet rrugore që do të përfshihen janë rruga “Enver Maloku”, nga udhëkryqi te salla “1 Tetori” deri te kthesa për në rrugën “Armend Daci”, si dhe rruga “Hilmi Rakovica”, transmeton Klankosova.tv.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për çdo pengesë të përkohshme gjatë zhvillimit të punimeve dhe i ftojmë që të ndjekin udhëzimet në terren për lëvizje alternative”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]