fbpx

Këto të mira ia bëni lëkurës tuaj nëse bëni scrub

nga Revista Kosovarja

Me ndryshimin e stinës fillojnë edhe ndryshimet e nevojave të lëkurës.

Është shumë e rëndësishme që lëkura të marrë kujdesin e duhur për këtë arsye rekomandojmë që të mos e shihni eksfolimin si një hap që duhet anashkaluar.

Nëse mendoni që ky proces është vetëm një mënyrë që firmat kozmetike të përfitojnë atëherë po rendisim të gjitha përfitimet:

1. Heq lëkurën e vdekur – Kur të prekni lëkurën tuaj do të ndjeni që është më e lëmuar dhe do ndjeheni sikur ajo është më e shëndetshme

2. Ndryshon pamjen e lëkurës – Një lëkurë e bukur të bën të ndjehesh bukur mbi të gjitha.

3. Mundëson që lëkura të hidratohet më mirë – Në momentin që largohet lëkura e vdekur, produktet përthithen më lehtë në lëkurë

4. Pastron puçrrat – Një nga shkaktarët kryesorë të puçrrave është lëkura e vdekur ose pastrimi me produktet e gabuara. Nëse hiqni lëkurën e vdekur, keni eleminuar një nga shkaktarët kryesorë

5. Çliron stresin – Ritualet e bukurisë janë mënyra më e mirë për të eleminuar stresin. Mos i anashkaloni nëse po kaloni një ditë stresuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]