fbpx

Këto ushqime konsumojnë ushtritë e superfuqive dhe shteteve të NATO’së në beteja

nga Revista Kosovarja

“Një ushtri marshon si duhet me barkun plot”, por si i ushqejnë trupat e tyre vendet e ndryshme, anëtare të NATO-së? Kush merre mish të tymosur dhe ushqime të konservuara – çfarë është ushqimi “tri pizza në vit”?, etj…

Shenjat e vendosura në kuzhinë i paralajmërojnë ushtarët amerikanë që mos të hanë vezë të papërpunuar: edhe pse ajo është e lehtë për t’u gjetur. Arsyeja, siç shpjegohet nga kuzhinierët për vizitorët, janë sëmundjet që fshihen në të verdhtë e vezës. Të ushqesh ushtarët në zona të luftës është sfida më e madhe për çdo ushtri në botë. Gjeneralët dëshirojnë që t’i kenë ushtarët e tyre të shëndetshëm, të ushqyer mirë, duke i bazuar si në lehtësimin e ngrënies ashtu edhe të ushqimeve të gatshme për t’u ngrenë, thonë nga ushtria amerikane, apo të këtë pako ushqimore që mund të jenë një përforcues i moralit, një kujtesë nga atdheu pasi që ata gjenden në një vend të huaj.

Kështu për ushtarët në terren, njëra prej ushqimeve më të rëndësishme që ka dalë nga teknologjia ushtarake është e ashtuquajtura “pizza tri vjeçare” që nga shkencëtarët përshkruhet si një “gral i shenjtë” i ushqimit të paketuar.

Pizza është ushqimi më i kërkuar, kur janë pyetur trupat ushtarake se çfarë do të dëshironin të hanin, por janë dashur disa vite që kjo të bëhet e vërtetë dhe është krijuar një fetë që shijon si e tillë, ku në korën e saj nuk ka sos domate por një kore e njomë ku mund të rritet myku i djathit.

SHBA dhe ushtritë e tjera kanë harxhuar miliarda për të bërë këto pako racioni me anë të teknologjisë. Disa oficer komandues harrojnë thënien epike të Napoleon Bonapartes se “një ushtri marshon suksesshëm me barkun plot”, kështu që racionet e ushqimit tashmë kanë ndryshuar shumë dhe kënaçet me ushqim viçi, që një oficer tregonte se ishin tepër të urryera nga ushtarët britanikë, saqë në stërvitje, ata i kishin hedhur ata mbi një shkëmb, duke preferuar urinë. Shkencëtarët dhe kuzhinierët punuan me vite për të prodhuar ushqim që zgjat me vite duke i futur ato në qese ose kënaçe të mbyllura.

Më poshtë janë zgjedhur ushqimet e ushtrive të 11 vendeve, nga Danimarka në Spanjë dhe Singapor. Më e njohura është pakoja ushqimore italiane: një vend i njohur ky për kuzhinën dhe me befasuese ishte spërkatja e ushqimit me alkool – oferta e vetme me alkool nga të gjitha ushtritë. Të dytët janë francezët, të cilët përfshinë edhe një kuti verë të kuqe, por që shërbehet vetëm në ushqime të thata. Një befasi tjetër ishte pakoja gjermane – vakti që shumë njerëz nuk dëshironin që ta provonin, por që pati sukses falë sallamit të mëlçisë dhe bukës së thekrës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]