fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këto vendime u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 18-të të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime dhe politika të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Kabineti qeveritar ka miratuar në parim nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Republikës së Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shuma e përgjithshme për vitin 2020 në këtë program, është 1,270,589 euro (një milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë).

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është vendosur norma e tatimit të akcizës në duhan sipas kalendarit, që fillon nga 48 euro për kilogram që do të zbatohet nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa nga 1 janari i 2021 do të jetë 49 euro, nga 1 janari i viti 2022 51 euro, nga 1 janari i viti 2023 do të jetë 53 euro dhe nga 1 janari i viti 2024 55 euro për kilogram.

Është miratuar edhe vendimi për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2021-2023. Ky program do të përgatiti nga Qeveria e Kosovës si pjesë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për qeverisjen ekonomike. Programi i Reformave Ekonomike bazohet në kornizën makro-fiskale, prioritete e reformave strukturore, Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2016-2021.

Pas diskutimit dhe shqyrtimit, është miratuar nga Qeveria edhe vendimi për aprovim të shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë në muajt korrik dhe gusht të viti 2020 dhe për ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infeksionit në punë e tyre gjatë trajtimit të pacientëve me virusin COVID-19. Sipas vendimit, personeli shëndetësor, sipas kritereve të paracaktuara, do të përfitojë shtesën prej 300 eurosh.

Tri vendime preliminare të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme kanë marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme:

– Pronat që preken nga realizimi i projektit “Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 1999””;

– Pronat që preken nga ndërtimi i Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Gojbulë – Smrekovnicë; dhe

– Pronat që preken nga realizimi i projekteve të Komunës së Drenasit: “Lokacioni për varreza” në Zabel të ulët, Tregu i kafshëve në Çikatovë të Re, Zgjerimi i “Zonës Ekonomike në Drenas në Korroticë të Epërme, dhe Ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Zeza dhe Industriale të Parkut të Biznesit – Drenas.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin gjashtëmujorë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Raport përmban një përmbledhje dhe trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për këtë periudhë. Raporti përmban gjithashtu analiza përmbledhëse për këtë periudhë, pasqyron të hyrat sipas institucioneve mbledhëse në nivelin qendror dhe lokal, detajet e të hyrave sipas llojit të tatimeve dhe krahasimet me periudhat paraprake dhe me projeksionet buxhetore.

Sipas Raportit, gjithsej të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020 ishin në shumën 986.67 milionë euro dhe paraqesin gjithsej 42% të të hyrave të planifikuara, që janë për 8% më të vogla se të hyrat e periudhës së njëjtë të viti paraprak.

Shpenzimet e këtij gjashtëmujori ishin në shumën prej 933.73 milion euro që paraqesin 37% të shpenzimeve të planifikuara. Shpenzimet kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 38.7 milion euro. Duhet theksuar se kjo periudhë është krahasuar me ekzekutimin e masave të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe shpenzimeve që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Raporti do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës konform Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Shëndetësisë ka informuar kabinetin qeveritar për zbatimin e vendimeve dhe masave të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Pas informatës se detajuar të ministrit, Kryeministri ka kërkuar që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar dhe të sigurohet një koordinim sa më i mirë i veprimit ndërinstitucional në zbatimin e masave për parandalim dhe luftim të pandemisë COVID-19.


Etiketa: VendimetQeveria Hoti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

6 minuta më parë
Aktuale

Rasti ‘Dehari: Ministrja Haxhiu obligohet t’i kthej në punë tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”

51 minuta më parë
Aktuale

Krasniqi: SHBA dhe BE e zhgënjyer me Qeverinë, kemi veç kriza të shkaktuara nga Kurti e Osmani

2 orë më parë
Aktuale

Escobar i jep ultimatum Kurtit: Të presim deri nesër

2 orë më parë
Aktuale

I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

2 orë më parë
Aktuale

Kapen me drogë katër të dyshuar në Gjilan

3 orë më parë
Postimi tjetër

4 shenjat paralajmëruese të kancerit të tiroides që femrat s’duhet t’i injorojnë

Vdes edhe një mjek kosovar si pasojë e infektimit me COVID-19

Shtatzënia e ka ndryshuar komplet Sarën e Ledrit

TË FUNDIT

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

6 minuta më parë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përsëritur se raporti mes Kosovës dhe ShBA-së...

Zanfina qe një vit pa Adelinen – ja e vërteta

28 minuta më parë

Motrat Ismaili shumë herë janë komentuar për raportin që kanë me njëra-tjetrën. Një detaj që ra në sy të ndjekësve...

Orari i gjatë i punës rritë rrezikun për diabet

42 minuta më parë

Studime të shumta veçse kanë dëshmuar se të punuarit për më gjatë se 39 orë në javë është gjë e...

Rasti ‘Dehari: Ministrja Haxhiu obligohet t’i kthej në punë tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”

51 minuta më parë

Tre zyrtarët e lartë që u shkarkuan nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues për rastin e Astrit Deharit pritet...

Cistat e gjirit, mos i neglizhoni këto shenja

57 minuta më parë

Kistet e gjirit janë qese të mbushura me likuid, të cilat në përgjithësi kanë natyrë beninje. Mund të ndodh të...

Arbenita e zhveshur, kujt po i tregon muskujt

1 orë më parë

Arbenita Ismajli, befasoi të gjithë me postimin e fundit. Ajo e zhveshur, pjesën e epërme të trupit duket se po...

MË TË LEXUARAT

Ngacmohet seksualisht një mashkull në Llapnasellë

Para kafesë së parë, secila femër duhet të veprojë kështu sapo të zgjohet

Kristit nuk po hiqet meraku për “Big Brother”, ja çfarë po bën sot

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

Enca më në fund tregon se me kë është e dashuruar

Arrestohen tre serbë në Zveçan, ndalnin vetura nëpër rrugë

Fustani në shenjë proteste i modeles iraniane në Festivalin e Kanës

Kush po e shoqëron Dhurata Ahmetaj në pushime në Greqi

Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në BB VIP

Ja mënyra se si t’i bindni fëmijët t’i duan perimet

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist