Namazi i Kurban Bajramit do të falet, po ashtu xhumatë dhe namazi ditor do të vazhdojnë të falen nëpër xhamitë e Kosovës.Kështu ka thënë për KP, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.Qeveria e Kosovës ndër masat e marra kundër Covid-19 ka ndaluar pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Por, ky vendim sipas BIK-ut nuk vlen për namazin e Kurban Bajramit, festë kjo që do të kremtohet kësaj të premte dhe as për faljen e xhumasë e namazeve tjera ditore.I kontaktuar nga KP, sekretari i BIK-ut, Ahemt Sadriu ka thënë shkurt se vendimi i marr ditë më parë nga kryesia e BIK-ut për faljen e namazit të Kurban Bjaramit mbetet në fuqi.“Nuk ka ndryshim, vendimi për falje mbetet në fuqi. Po ndryshoj ky vendim do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë sekretari i BIK-ut Ahmet Sadriu.
Ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi
Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre.Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.15. Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.