fbpx

Kevini dhe Ana ndërmarrin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

nga Revista Kosovarja

Kevin Edmond ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se është kthyer nga Suedia për të nisur një kapitull të ri në Kosovë – këtë herë krah për krah me të dashurën e tij, Anën.

Çifti i dashur për publikun u njoh gjatë edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku ndjenjat mes tyre nisën të lulëzojnë brenda shtëpisë më të famshme.

Në postim, Kevin shprehet se pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit, më në fund po e nisin bashkëjetesën e tyre në Kosovë. Ai e cilëson këtë si fillimin e historisë së tyre të vërtetë dhe i uron vetes dhe Anës fat në këtë rrugëtim të përbashkët.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për çiftin që ka fituar simpatinë e publikut, ndërsa fansat mezi presin të shohin më shumë nga jeta e tyre tani brenda një shtëpie.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]