Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KFOR-i ushtron misione ajrore mbi veriun e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga Batalioni Manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it kanë kryer misione ajrore mbi veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete, të zhvilluara si ditën ashtu edhe natën me njësitin e aviacionit, “lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon”.

“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]