fbpx

KFOR zhvillon trajnim evakuimi në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në situata emergjente

nga Revista Kosovarja

Ushtarët e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, pjesë e Komandës Rajonale West dhe Ekipeve të Monitorimit të Ndërlidhjes, zhvilluan trajnime evakuimi në komunën e Rahovecit.

Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, duke vepruar si Forca e Reagimit të Shpejtë, simuloi një skenar krize për evakuimin e një ekipi austriak LMT.

Ky trajnim synon të forcojë bashkëpunimin dhe gatishmërinë për menaxhimin efikas të situatave emergjente në zonë.

“KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së për sigurimin e paqes dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]