fbpx

KFOR’i patrullon bashkë me Policinë e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ushtarët e Misionit Paqëruajtës të NATO-s në Kosovë kanë rritur patrullimet në veriun e vendit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi të KFOR-it, i cili thekson vazhdimin e misionit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar në vitin 1999.

Njoftimi shpjegon se Komanda Rajonale në Lindje e KFOR-it ka rritur aktivitetet e saj në këtë rajon për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke punuar në koordinim të ngushtë me këta aktorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]