fbpx

Kiara dhe Luizi prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

nga Revista Kosovarja

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë.

Revista “Who” ka zbuluar se ditën e sotme është organizuar edhe “gender reveal”, një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes. Është vajzë.

Prej javësh përflitej lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën, u dashuruan dhe u martuan gjatë aventurës së tyre në “BBV”.

Tani nis një aventurë e re për ta, ajo e prindërimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]