fbpx

Kiara flet me Oltën për raportin me Luizin: Nëse vazhdon kështu shkatërrohet

nga Revista Kosovarja

Raporti i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos po vazhdon të jetë i ftoftë në disa momente.

Situatën me Luizin, Kiara e ka diskutuar edhe me njërën prej rivaleve më të mëdha të këngëtarit, Olta Gixharin.

Teksa të dyja po qëndronin të shtrira në shtrat, Kiara i tha Oltës se ka ende pasiguri në lidhje me raportin me Luizin prandaj dëshiron të jetë e vëmendshme për vazhdimësinë.

“Afat gjatë nëse vazhdon kështu shkatërrohet, prandaj dua t’i mbaj sytë hapur”, u shpreh Kiara.

Në anën tjetër, Olta duke i dhënë këshilla Kiarës tha se nëse dy person duhen me njëri-tjetrin do të gjejnë rrugën për të qenë bashkë.

“Kemi perceptime të ndryshme se unë nuk e di se çfarë konkretisht të shqetëson ty, unë arrij ti marr me mend aq sa janë folur në prime dhe çfarë shoh me sytë e mi, po të vërtetën e madhe brenda e di ti, shiko dy njerëz kur duhen e gjejnë gjithmonë rrugën e duhur te njëri-tjetri, koha i rregullon të gjitha”, i tha Olta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]