E pyetur nga banorët se si do të jetë jeta e Kiarës pas Big-ut, Tito theksoi se do jetë shumë ndryshe.
“Nuk e di realisht, nuk mund të them që do jetë kështu apo e mendoj kështu. Por, kam përshtypjen pas Big-ut jeta nuk do të jetë ashtu siç ka qenë, kanë ndryshuar shumë gjëra”, u shpreh ajo.
Bukuroshja tutje përmend faktin se ka hyrë e vetme dhe se do të dalë çift, pasi nisi një romancë dashurie me Luiz Ejllin.
“Unë hyra këtu vetëm dhe po dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kiara.
Të njëjtit do të shijojnë një pushim në ishujt Maldive, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.