Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kiara për nominimin e Oltës: Më ka përfshirë duke goditur pikën e dobët të Luizit

nga Revista Kosovarja

Olta Gixhari mbrëmë (e shtunë) kishte një avantazh në Big Brother VIP Albania për shkak të një loje që fitoi kundrejt Luiz Ejllit.

Mbi artikull

Ajo dërgoi direkt në televotim tre persona që ishin: Luizi, Kiara dhe gazetari Bledi Mane.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga moderatorja e njohur, duke thënë se me këtë ka dashur të ndajë një çift.

Në “Big Brother Radio” në bisedën me Keisin, Kristin dhe Beatin, prezantuesja u shpreh se kjo nuk ishte një mënyrë e duhur.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk është gjë e bukur. Nuk po them që e ka gabim. Por po them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin që ajo ka drejtpërdrejtë me Luizin. Ajo më ka përfshirë mua si një e tretë duke goditur pikën e dobët të Luizit dhe duke besuar që në këtë moment do ta dobsojë ose do ta forcojë”, tha tutje Tito.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]