fbpx

Kiara sapo na tregoi se do të bashkëjetojë me Luizin sapo të dalin nga BBV?

nga Revista Kosovarja

Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që jo vetëm Luiz por edhe i gjithë publiku të ndihet më i sigurtë për lidhjen e tyre. Duket se moderatorja është gati të nisë bashkëjetesën sapo të dalin nga “Big Brother Vip” dhe këtë e trgoi pak si “pa dashje”.

Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj. Këtë moment Luizi e ka ndarë më pas edhe me Sabianin duke treguar sa mirë ndihej pas asaj fjalie.

“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i coni… dhe tha Kiara ‘çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë’. E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim”, u shpreh Luizi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]