fbpx

Kiara Tito shkëlqen në një paraqitje të re në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Ajo është njëra nga prezantueset shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për ish-banoren e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Titon, e cila po vazhdon të jetë në fokus të mediave e shtypit rozë.

E njëjta ka shkëlqyer me një paraqitje të re, me një fustan bordo, që e ka shoqëruar edhe me doreza.

Bukuroshja ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur duke qenë se është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, konfirmuan javë më parë se po presin një vajzë.

Të njëjtit nisën romancën e tyre të dashurisë në Big Brother, ku edhe kurorëzuan dashurinë me martesë.

Ata tani jetojnë bashkë dhe shihen në çdo event pranë njëri-tjetrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]