Moderatorja dhe influencuesja e njohur Kiara Tito ka reaguar së fundmi ndaj një pyetjeje që i është bërë nga ndjekësit në Instagram. Një ndjekës e pyeti: “Je shtatzënë?”, ndërsa Kiara u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo 😊”.
Postimi është bërë në rubrikën “Pyetje & Përgjigje”, ku fansat kishin mundësinë t’i drejtonin pyetje të ndryshme.
Reagimi i Kiarës vjen mes thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet, por moderatorja vendosi t’i japë fund spekulimeve me një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Kiara Tito, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, vijon të jetë një prej figurave më të dashura të ekranit për publikun shqiptar.