Eftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë intervistë të veçantë ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.
Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze ajo jo, moderatorja u përgjigj duke thënë se:
Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme.
A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?
Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.