fbpx

Kiares i ka humbur qeni, shpërblehet ai që i del në ndihmë

nga Revista Kosovarja

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara Tito nuk është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Megjithatë, sot ajo ka kërkuar ndihmën e të gjithë ndjekësve të saj për gjetjen e një qeni që ka humbur.

Në instastory, moderatorja ka publikuar foton e një qeni që quhet Lusi, ndërsa thotë se ka humbur në plazhin e Divjakës.

Moderatorja shton se qeni është marrë nga një makinë “Benz”, ndërsa ofron dhe shpërblim për këdo që ka informacion.

Nuk dihet nëse qeni është i moderatores, apo i dikujt prej të afërmve të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]