fbpx

Kida bëhet këngëtarja e parë shqiptare që thyen këtë rekord!

nga Revista Kosovarja

Kida është nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Artistja që pjesë e skenës është prej 10 vitesh numëron një numër të madh hitesh e bashkëpunimesh me emrat më të njohur të muzikës shqiptare.


Së fundmi Kida ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke thyer një rekord.

Orhidea Latifi (emri i plotë) e ka arritur të bëhet artistja e parë shqiptare që tashmë ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube secila.

Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.

Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]