Kida solli imazhin joshës në Instagram.
Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo njihet për stilin e saj mjaft të veçantë, të cilin e shfaq në veshje, grim apo jo rrallë herë edhe në flokë. Së fundmi ajo solli disa imazhe ku shihet e veshur me bikini ngjyrë portokalli e cila i shkon mjaft shumë asaj.
“E ti e din qe vec ty t’du “, shkroi Kida në mbishkrimin e fotografive.
Këngëtarja e dashur nga publiku pranoi komplimente të shumta për paraqitjen duke e komentuar pozitivisht fizikun e saj për të cilin punon mjaft shumë në palestër.
Ndryshe Kida, Butrinti dhe Ledri së fundi kanë publikuar ‘hitin’ e verës me titull “Dale”, këngë kjo e cila po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e tyre dhe tashmë ka arritur mbi 11 milionë klikime brenda javës.