Pasi programi ka përfunduar zyrtarisht, producentja e “Për’puthen” ka ndarë disa momente interesante që nga fillimi i sezonit të dytë.
Mes tjerash ajo ka publikuar një video të papublikuar më parë të Andit dhe Jasminës, të cilët shihen në zyren e Olsës.
Ish-çifti duken në momente shumë të lumtura me njëri-tjetrin gjersa Jasmina ishte e ulur në prehërin e Andit.
Dyshja duken të kenë qenë të preferuarit e Olsës pasi mbishkrimi sipër videos tregon se ajo ndihet keq që nuk janë më bashkë.
“Më ka pëlqyer shumë ky çift, sa keq”, shkruan Olsa.
Çifti ishin edhe të preferuarit e publikut dhe pas disa uljeve dhe ngritjeve u ndanë me shumë zhurmë mediatike.