fbpx

Kika banori më i ri i “Big Brother VIP”?

nga Revista Kosovarja

Ish-moderatori i njohur i programit të dashurisë “It’s my love’, Kreshnik Hysaj, ka njoftuar se ka marë ofertën e madhe nga “TopChannel”.

Kika – nofka e tij, ka bërë të ditur se mund të jetë në mesin e banorëve të “Big Brother VIP”, shkruan “Kosovarja”.

Hysaj e ka dhënë vetë lamin përmes një postimi në InstaStory ku ka postuar një status me portretin e tij.

“Sot kam marë një ofert që të bashkohem në “Big Brother VIP”, duke falënderuar “Top Channel”, ka shkruar ai.

Ndërsa, bashkangjitur me statusin ka kërkuar opinionin e ndjeksave të tij se a duhet të pranoj ofertën apo jo, duke e lënë ende pezull si përgjigje përfundimtare se a do të jetë pjesë e shtëpisë së famshme.

Por edhe nga stafi i “TopChannel” akoma nuk ka ndonjë reagim ose konfirmim për pjesëmarrjen e Kikës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]