Kim Kardashian festoi diplomimin e saj nga shkolla e drejtësisë, duke i dhënë fund një përpjekjeje gjashtëvjeçare për t’u bërë avokate.
Themeluesja e Skims ndau gëzimin e saj me miliona ndjekës përmes një story që postoi në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë udhëtim të vështirë, por domethënës.
Familja dhe miqtë e saj organizuan një ceremoni private diplomimi për të festuar këtë ngjarje . “Ju të gjithë keni qenë me mua në këtë udhëtim “, tha Kim Kardashian gjatë fjalimit të saj. Për këtë moment të rëndësishëm, ajo u shfaq e veshur elegante me një pulovër gri, fund lëkure, geta të zeza dhe taka të bardha.
Në një video tjetër të postuar, ajo shihet gjithashtu duke mbajtur kapelen e diplomimit. 44-vjeçarja zbuloi se interesi i saj për drejtësi lindi kur u ndie “e çrregullt” ndërsa shikonte një video në Twitter, pa dhënë informacione të mëtejshme.