fbpx

Kim Kardashian “ecën” mbi ujë për fushatën e re të Balenciaga-s

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian është mbështetësja më e madhe e Balenciaga-s. Së fundmi, ylli me famë botërore ka pozuar për fushatën e re të shtëpisë së famshme të modës.

Sikurse çdo herë, Kardashian ka tërhequr vëmendjen teksa “ecën” mbi ujë për të promovuar koleksionin e ri të markës së njohur.

Ylli i “Kardashians” shfaqet me një fustan blu kombinuar me një çantë të zezë. Në një tjetër imazh, Kim shfaqet me një fustan me lule të verdha në dëborë.

Prej shumë kohësh, Kardashian ka qenë një besnike e Balenciaga-s pasi ka spikatur gjithmonë me disa nga krijimet e saj të pazakonta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]