fbpx

Kim Kardashian eksploron në maksimum me veshjet e çuditshme, me këtë të fundit e mbulon edhe fytyrën

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian mori sërish vëmendjen në darkën e “Balenciaga Couture” që po zhvillohet në Paris.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e saj, më së shumti maska e zezë që i mbulonte të gjithë fytyrën.

Kim kishte veshur një fustan të ngushtë të zi në shkëlqim, i mbyllur në pjesën e qafës dhe me një bisht të gjatë deri në fund të këmbëve.

Fustani i saj shkëlqeu nën dritat e shumta të fotografëve, ndërsa shiheshin qartë linjat e saj perfekte trupore.

Ajo mbante një çantë të vogël të zezë me vete për t’iu përshtatur pjesës tjetër të veshjes, ndërsa flokët gjata bionde i binin mbi supe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]