Një gjykatës në Los Angeles vendosi që Kim Kardashian nuk duhet të jetë përgjegjëse ndaj pretendimeve të Blac Chynas në gjyqin kundër familjes Kardashian-Jenner.
Dokumentet e marra nga Page Six tregojnë se gjykata ka vendosur se ‘asnjë deklaratë’ e bërë nga themeluesja e “Skims”, 41-vjeçe, nuk ishte shpifëse ndaj yllit të “Rob&Chyna”, 33-vjeçare.
Ekipi i Chynas më parë argumentoi se duhej vetëm të provonte se secili i pandehur në këtë rast – përfshirë Kim, Khloe Kardashian, Kylie Jenner dhe Kris Jenner – mori një “pjesë të përgjegjshme” në shpifjet e Chynas, emri i vërtetë i së cilës është Angela White.