fbpx

Kim Kardashian në vëmendje të miliarderëve e mbretërve, s’ka kush që nuk e do

nga Revista Kosovarja

Që pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian nuk po vuan aspak për të gjetur partner.

Nga mbretërit tek miliarderët janë në rradhë për të. Mediat e huaja raportojnë se aktorë të famshëm, yje të sportit, anëtarë të familjeve mbretërore e miliarderë po përpiqen të komunikojnë me Kimin përmes miqve të saj dhe njerëzve që ajo punon.

Megjithatë raportohet se Kim, e cila është vetë miliardere, i ka lënë pa shqyrtuar rastet.

“Nuk po nxitohet për të kërcyer në diçka të re, por është mendjehapur”-tha një burim pranë yllit televiziv.

Kim po kërkon dikë me vlera familjare, dikë që do e mbështesë, argëtues, romantik dhe punëtor. Ajo ka vënë prioritet familjen dhe po i përkushtohet katër fëmijëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]