fbpx

Kim Kardashian përdor mbiemrin e Kanye West në një prezantimin

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian vendosi të përdor mbiemrin e saj martesor në promon e parë për episodin e saj të “Saturday Night Live”.

Ylli 40 vjeç, u prezantua duke e thënë mbiemrin e ish-partnerit të saj, reperit Kanye West, shkruan DailyMail.

“Përshëndetje, unë jam Kim Kardashian West dhe jam duke prezantuar SNL këtë javë me Halsey”, thotë Kim në klipin e prezantimit.

Kjo vjen pas fjalëve se ish -bashkëshorti i saj Kanye West , 44 vjeç, po këshillonte Kim përpara paraqitjes shfaqjes së saj në SNL këtë fundjavë, duke i dhënë sugjerime për performancën e saj, monologun e saj të hapjes, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen.

Burimet e afërta me Kim më herët i thanë TMZ se ylli synon të vazhdojë të përdorë ‘West’ sepse mendon se është e rëndësishme për të që të mbajë të njëjtin mbiemër si katër fëmijët e saj.

Kanye ka qenë pjesë përbërëse e stileve të veshjes ndër vite, dhe më parë u raportua se dyshja do të vazhdonin të punonin së bashku në projekte krijuese pavarësisht përfundimit të martesës së tyre.
Kim dhe Kanye thuhet se kanë një “marrëdhënie pune”, por po tregojnë pak shenja se do të rikthehen së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]