fbpx

Kim Kardashian rrëfen se si djali i saj e përjetoi infektimin me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Në episodin e ri të KUWTK, Kim tregoi se djali i saj kishte COVID-19.

Kim Kardashian zbuloi më shumë rreth asaj se sa shumë afër e kishte goditur pandemia e koronavirusit atë, veçanërisht djalin e saj të madh, Saint West, shkruan TMZ.

Kim dhe familja e saj flasin për diagnozën e Saint në episodin e javës së ardhshme të “Keeping up with the Kardashians”.

Ajo dukej e mërzitur derisa njoftoi “Sainty sapo doli pozitiv me COVID. Dhe, North thotë se po ndihet e sëmurë”.

Ndërsa Kim kurrë nuk foli për këtë kur ndodhi, ajo thotë në emision se 5-vjeçari Saint që u infektua e shqetësoi shumë.

Ende është e paqartë se kur Saint ishte pozitiv, por përmbajtja e shfaqjes zakonisht vonohet disa muaj nga jeta reale.

Kjo është të paktën hera e tretë që koronavirusi ndikon drejtpërdrejt në familje.

Khloe Kardashian u infektua me virus diku në vitin 2020 dhe zbuloi në ‘KUWTK’ se simptomat e saj ishin aq të këqija, Kris Jenner thirri çdo mjek që mund të mendonte për ndihmë.

Disa nga simptomat përfshinin dhimbje koke të tmerrshme, djegie të gjoksit dhe kollitje, temperature, ethe dhe të vjella. Ajo tha se simptomat zgjatën disa ditë.

Kim kishte zbuluar në korrik të 2020-ës në një intervistë për Forbes se Kanye West kishte pasur simptoma të ngjashme nga COVID.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]