Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja, të cilat i ka realizuar gjatë pushimeve në këtë fillim vjeshte.
Ashtu sikurse edhe herave të tjera, në imazhet e bukuroshes e gjithë vëmendja ishte tek linjat e përsosura trupore të saj.
Këtë herë, Kimin e kemi parë të veshur me bikini të verdha, teksa theksoi linjat e përsosura trupore dhe mori komente të shumta nga ndjekësit.
“Më takoni këtu”, janë fjalët që Kim ua la fotografive atraktive, në të cilat shihet se e kishte kombinuar edhe ngjyrën e thonjve me kostumin e larjes.
Ndryshe, përmes një fotoje të postuar ditë më parë, Kim Kardashian bëri të ditur se në këto pushime bashkë me të është edhe partneri i saj, Kanye West.