fbpx

Kim Kardashian urren gruan e re të Kanye West, sepse ‘ajo është e bukur’!

nga Revista Kosovarja

Lajmi se reperi Kanye West u martua me stilisten Bianca Censori, vetëm pak muaj pasi i dha fund zyrtarisht martesës me Kim Kardashian, befasoi botën e showbizit, por edhe Kim-in, e cila prej kohësh dyshonte se ai kishte një lidhje me të kur ata ishin ende bashkë.

Të paktën kështu raporton faqja “Page Six”, duke cituar burime pranë Kardashian. Me sa duket, Kim e ka urryer prej kohësh Censorin pa asnjë arsye të dukshme, por një i brendshëm komenton se kjo në të vërtetë ka vazhduar më shumë sesa mund të mendonit. “Kim e urren atë”, tha një burim i brendshëm për “Page Six”, i cili shton se Kim nuk i pëlqente aspak Bianca sepse besonte se kishte një marrëdhënie me burrin e saj të atëhershëm.

Për më tepër, thuhet se Kardashian urren femrat e bukura dhe Bianca është një prej tyre. Censori ka punuar në kompaninë e West për disa vite, duke mbikëqyrur projekte të modës dhe dizajnit.

Njoftimi i dasmës së Kanye u publikua nga faqja TMZ, e cila raportoi se West dhe Censori ishin martuar në një ceremoni private dhe madje tashmë mbanin unaza martese, por nuk morën një certifikatë martese, gjithsesi bashkimi i tyre mendohet të jetë i ligjshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]